BallinaKryesoreRikthimi i koalicionit PS me LSI, Rama: Në politikë kurrë mos thuaj...

Rikthimi i koalicionit PS me LSI, Rama: Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por…

Kryeministri Edi Rama tha se nuk sheh ndonjë perspektivë në rikthimin e një koalicioni PS-LSI, por shtoi se në politikë vlen shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.

Në një video-konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se “koalicioni me popullin e bëjnë pa interes këtë temë diskutimi”, ndersa shtoi se, sipas tij, kjo forcë ka degraduar vazhdimisht dhe se programi dhe bindja e PS nuk përputhet më me atë të LSI.

Në politikë është shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, por nuk shoh asnjë perspektivë për rikthim në një koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore, ashtu sikundër edhe bindja jonë se është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa interes këtë temë diskutimi. Nuk e kemi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim. E përjashtoj, po“, tha Rama .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular