BallinaKryesoreRama i vendosur: Teatrin do ta shembim, kanabisin e legalizojmë sivjet

Rama i vendosur: Teatrin do ta shembim, kanabisin e legalizojmë sivjet

Në një bashkëbisedime me gazetarët këtë të martë, Edi Rama ka folur për Teatrin Kombëtar dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Rama është shprehur se ai është shumica dhe shumica ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkaq për kanabisin, Rama tha se po punohet prej një viti dhe synohet të miratohet në këtë sesion parlamentar.

Për kanabisin:

Kohë më parë kam thënë se nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje, pasi ishte koha për të vënë nën kontroll kultivimin e paligjshëm dhe trafikun.

Situata ka ndryshuar tashmë. Kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, pasi na është dashur të bëjmë shumë punë kërkimore. Tani janë pjekur kushtet, është shumë e thjeshtë. Nga vijnë idetë, unë nuk jam që luftojë për të drejtat e autorit.

Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, tashmë është një trend botëror. Do ta shtyjmë përpara këtë projekte dhe ambicia është që ta kalojmë para këtij sesioni në parlament.

Për Teatrin Kombëtar:

Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tani më nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa.

E Kam thënë që prej viti 1998, që ajo godinën duhet shembur dhe që Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtarë për këtë emër. Mezi po pres të shoh të ndërtohet teatri i ri. Të gjithë kanë të drejtë të kenë kundërshtinë  e tyre, por në fund vendos shumica.

Ne jemi shumica, e kemi marrë këtë vendin dhe nuk shoh se si pakica të caktuara mund të imponojnë vendimmarrje që lidhjen me kompetenca të drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular