Hamza Çela, 37-vjeçari që masakroi me thikë të afërmin e tij, një natë më parë në Poliçan ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Dhunës”.
Abc News mëson se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh me medikamente
Ai është arrestuar nga policia kur po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes, duke shëtitur në fshat me thikë në dorë, ndërkohë që duart me bluzën i kishte të përlyer me gjak
Çela është vëllai i një efektiveje të Policisë Rrugore në Berat.
Ai u arrestua nga policia pak orë pas krimit makabër, ndërkohë që dyshohet se ishte konfliktuar për motive pronësie, me viktimën Ramazan Çela 77-vjeç.
Nipi i këtij të fundit u shpreh një natë më parë për Abc News se e kishte gjetur xhaxhanë me damarë të prerë dhe zemrën të nxjerrë nga vendi.