Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes Kokaina, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërisht prangat.
Siç bëjnë me dije burime të Top Channel, 52 vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.
I dyshuari që mban emrin Din Gjonaj u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, që cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë
Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj ( Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.
Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K , një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.
“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi .
Burimet e policisë shtuan për Anila Hoxhën se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52 vjecari nuk e ka pranuar akuzën.
Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore. Ai njihet ndryshe edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.