BallinaKryesoreDemonstrimi i një arrestimi në kufi dhe një gjyq me përmbajtje qesharake

Demonstrimi i një arrestimi në kufi dhe një gjyq me përmbajtje qesharake

Nga Kastriot Dervishi

Ndok Gjelosh Deda nga Gjonpalaj i Tropojë ishte dënuar njëherë më parë dhe kish vuajtur 14 vjet e 25 ditë burgim. U orvat të sërish të arratisej, por nuk ia doli. U akuzua në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal. U arrestua me një demonstrim fotografik. Gjyqi iu bë para fshatit.

Midis të tjerash në vendimin e gjykatës thuhej:

“Populli shqiptar jeton dhe punon i lirë me gëzim e krenari të ligjshme për sukseset e arritura në rrugën e transformimeve të mëdha të ligjshme të arritura në rrugën e transformimeve të mëdha shoqërore-ekonomike, nën udhëheqjen e partisë. Shqipëria nga një vend i varfër që vuante edhe për bukën e gojë është bërë një vend plot me fabrika e kombinate, me miniera e hidrocentrale, me fusha të bonifikuara të ujitura, me shkallë institucionesh shkencore, me njerëz të ngritur politikisht e ideologjikisht të aftë për të kryer me forcat e veta çdo punë që i nevojitej përparimit të atdheut dhe mbrojtjes së vendit. Kurrë ndonjëherë populli shqiptar nuk ka qenë kaq i bashkuar dhe në unitet të çeliktë rreth partisë. Shqipëria sot është një shembull që i tregon botës drejtësinë e pushtetit popullor, epërsinë e padiskutueshme dhe vitalitetin e rendit tonë shoqëror socialist. Por, praktika e ndërtimit të socializmit në vendin tonë tregon se armiqtë e brendshëm e të jashtëm për asnjë rast nuk kanë pushuar së vepruari, ndaj sigurimit të pavarësisë e të integritetit tokësor të RPSSH-së. Dëshmi e këtij fakti është edhe sot procesi gjyqësor kundër të pandehurit Ndok Gjelosh Deda”.

Me vendimi nr.4, datë 14.1.1986 Gjykata e Rrethit Tropojë e drejtuar nga Luan Muho, me pjesëmarrjen e prokurorit Xhemal Boshnjaku, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 18 vjet burgim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular