Ne bashkebisedimin me fermeret Lulzim Basha tregoi si e mbyllin muajin prinderit e tij pensioniste. Ne krye te 4 viteve te qeverisjes sone, nuk do të ketë pension poshtë 250 mijë lekë në muaj
Fjala e Bashes
Do t’ja heqim hurin e vjedhjes, të 1.7 miliardë eurove vjedhje në 1 vit Edi Ramës, dhe me këto fonde do të nisim politikën e rritjes së pensioneve. Të mos kemi më pensionistë, që pasi harxhojnë lekët për korrentin, pasi harxhojnë lekët për ilaçet, s’u ngelen lekë as për bukë e për faturën e ujit. Pensionisti mbi moshën 70 vjeç harxhon 60-80 mijë lekë për faturën e tij të ilaçeve. Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s’u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike. Gjithë jetën nana ime mësuese, hiq faturën e ilaçeve, s’u ngelet as 5 mijë lekë në ditë për muajin. Po jua them se e di fare mirë këtë situatë. Dhe të mendosh se prindërit e mi nuk kanë pensione të ulëta. Po ata që marrin vetëm 70, 80 apo 90 mijë lekë pension, me ça jetojnë? E çan kokën ky (Rama) me ça jetojnë ata? Ky një shishe verë e blen sa dy pensione. Shoh nganjëhere se disa qeshin me batutat e kryeministrit. Mos qeshni o të mjerë se për çdo shaka që bën, është duke ju vjedhur, ju ka fut dorën në xhep, ju ka fut dorën në shpi. Vetëm sipas shifrave të KLSH, vjedhja është 100 mijë euro në orë. Një orë me Edi Ramën u kushton shqiptarëve 100 mijë euro. Nuk është humor falas, po tallet me ju. Thirrini mendjes, Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike.
Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë.