BallinaOP EDORA e qytetarëve/Nga Red Varaku

ORA e qytetarëve/Nga Red Varaku

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Për të shmangur vëmendjen nga dështimi spektakolar në menaxhimin e pandemisë dhe për të ndalur revanshin e opozitës , Edi Rama ka filluar një fushatë dhune dhe gjobash, si mbi qytetarët ashtu dhe mbi mbështetësit e opozitës, me urdhra të policisë së shtetit për “tu shtypur kokën” opozitarëve të pushtetit , me qëllim për t’i mbyllur gojën opozitës.

Si një i paburrë që është , ai ka urdhëruar ndëshkimin me gjobë dhe heqje patente, për të gjithë ata që marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga opozita, duke vendosur një standart të rrezikshëm për liritë politike të qytetarëve, dhe duke e kthyer Shqipërinë vite pas, pikërisht atëherë kur qytetarët ndëshkoheshin për bindje politike. Rasti më tipik është rasti gjobitjes së qëndrestarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, mbi të cilët regjimi po ushtron presion me të gjitha mekanizmat, për ta dekurajuar dhe shtypur.

Njëkohësisht, ai ka filluar dhe një betejë frontale me fjalën e lirë. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka bërë një akt të paprecedentë në këtë drejtim, ka kërkuar mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Gjithashtu, ky inspektoriat ka gjobitur me një shumë prej 10 milionë lekësh gazetaren Sonila Meço. Kjo sepse me sa duket, RTV Ora nuk bën kompromis me të vërtetën, ashtu siç po bëjnë sot shumica e TV -ve të tjera.

Argumentet që përdor policia dhe ISHSH janë më shumë se banale dhe nuk ja vlen të ulësh nivelin në banalitetin e njerëzve, që po përdoren për këtë fushatë të pashembullt censure të lirive politike të opozitës dhe lirisë së medias.

Gjithsesi, është rëndësishëm, fakti që Rama është tmerruar nga e vërteta, ndaj ka nxjerrë kthetrat. Gjestet e tij kundër opozitës dhe fjalës së lirë flasin për një njeri vërtet të pafuqishëm, që mendon se mund të ringrihet në këmbë duke vrarë fjalën e lirë dhe duke frikësuar kundërshtarët.

Nga njëra anë, kërcënimi i kundërshtarëve, edhe pse duket paradoksale, është një lajm i mirë. Ky reagim është një provë që më në fund edhe ai e ka kuptuar, që e vërteta është arma më e fortë kundër një regjimi dhe asgjë nuk mund ta shtypë dritën dhe frymëzimin që çliron ajo. Çdo përpjekje për ta zhdukur atë, në fakt e bën atë më të dukshme dhe më tërheqëse.

Kjo njëkohësisht dëshmon, që edhe pse i ka të gjitha instrumentet në dorë, ai e ka humbur përfundimisht kontrollin mbi debatin publik dhe nuk mund ta orientojë më atë sipas dëshirave të tij.

Por nga ana tjetër, edhe pse këto janë akte të dëshpëruara të një regjimi që po jep shpirt, që tashmë po tejkalon dhunimin e lirisë së shtypit dhe po shkon deri tek dhunimi i lirive politike, ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm dhe meriton një një reagim të menjëhershëm si nga opozita ashtu dhe nga media shqiptare.

Është detyrim që gazetarët të mos heshtin dhe të bëhen bashkë në këto ditë të vështira për vendin, për t’i rezistuar kësaj kryqëzate kundër fjalës së lirë, sepse dorëzimi para dhunës mbi lirinë e fjalës, është dorëzimi i kështjellës së fundit të pluralizmit që i ka mbetur Shqipërisë.

Ndërsa, Opozita nuk duhet vetëm t’i dënojë publikisht këto akte, ajo njëkohësisht duhet të bëhet garante publike për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve dhe gazetarëve që sfidojnë haptazi këtë regjim, duke i siguruar ata, se herët a vonë përgjegjësit për këto atentate ndaj lirive politike në vend do të marrin përgjigjen e merituar.

Çdo mosreagim dhe dorëzim para këtij akti të rëndë për lirinë e medies dhe liritë politike, do të ishte një dorëzim pa kushte para dhunës politike me pasoja shumë të rënda për demokracinë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular