Në zgjedhjet e vitit 2013, pjesë e prgramit qeverisës të Partisë Socialiste (Rilindjes) me të cilin kjo forcë kandidoi dhe fitoi zgjedhjet, premtonte “Rikonstruktim të Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane”, shkruan Lapsi.
Por sot, pas rreth 7 vjet më pas, Kryeministri Edi Rama harroi edhe një tjetër premtim duke shembur në orën 04:30 të mëngjesit godinën që për rreth 2 vjet e gjysmë u mbrojt nga artistë dhe qytetarë.
Për më tepër, nëse klikon sot në faqen zyrtare të PS, ky premtim është fshirë.
Një tjetër rast kur Rama ndryshe premton e ndryshe bën.