Ekspertja virologe kineze Shi Zhengli në një intervistë për televizionin shtetëror kinez thotë se Covid -19 është vetëm maja e ajsbergut dhe duhet bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar kundër pandemisë
Ajo shprehet se është “shumë për të ardhur keq” kur shkenca politizohet.
“Nëse duam të parandalojmë që qeniet njerëzore të vuajnë nga një tjetër shpërthim sëmundjeje infektive, duhet të jemi një hap para sa i takon njohjes së viruseve të panjohura të bartura nga kafshët e egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme“, thotë ajo për CGTN.
“Nëse nuk i studiojmë ato, ka mundësi të ketë një shpërthim tjetër.”