BallinaKryesoreBerisha i drejtohet Bashës: Të gjithë do të kërkojnë ndjesë kur të...

Berisha i drejtohet Bashës: Të gjithë do të kërkojnë ndjesë kur të fitosh zgjedhjet

Organizimi i protestës së 13 prillit, ka vënë në lëvizje strukturat e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha thirri në një takim Kryesinë e më pas edhe Këshillin Kombëtar bashkë më ish-deputetët, ku ju ka kërkuar angazhim për të bindur qytetarët që të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.

Në mbledhje ka folur edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se opozita sot është shumicë.
Përtej kësaj ai ka pasur edhe një këshillë për zëvendësuesin e tij, liderin e opozites, Lulzim Basha.

“Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin.

Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë.

Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë”, mësohet te jete shprehur ish-kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e zhvilluar ne seline blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular