BallinaKultureErmira Lefort, pianistja dhe bashkëshortja e politikanit në Zvicër,  rrëfen suksesin dhe...

Ermira Lefort, pianistja dhe bashkëshortja e politikanit në Zvicër,  rrëfen suksesin dhe lidhjen e fortë me shqiptarët

Ermira Lefort (Zyrakja) është një artiste e madhe shqiptare. Ne vitin 1987, lozi ne rolin e nje artisteje, por ajo eshte shume me e suksesshme ne nje tjeter fushe. Pianistja e re dikur, sot eshte nje histori suksesi Emira Zyrakja (Lefort), eshte ish nxënëse në liceun artistik “Onufri”, fituese e disa çmimeve kombëtare në piano. Që  6 vjeçe fillon studimet për piano dhe diplomohet në moshën 23 vjeçe në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ermira jeton aktualisht prej gati 30 vitesh në Gjenevë.
Në një intervistë për startnews, Ermira Lefort (Zyrakja) flet për profesionin, aktivitetet e angazhuara, bashkëpunimi me organizata,  lidhjen me bashkeshortin e saj politikan President i Republikës e Kantonit të Gjenevës, z.Francois Lefort etj.
Ermira përveç profesionit tuaj, ju shohim shumë të angazhuar  me aktivitete për kulturën shqiptare kudo. Përse një angazhim i tillë?
Mendoj se është një vlerë e shtuar në çdo profesion kur ai e lejon atë, të përshfaqësh vlerat e kulturës të vendit tënd. Çdo rrugëtim do ishte i paplotësuar pa një pjesë të rëndësishme nga ku filloi ky rrugëtim jete dhe profesioni me art e kulturë.
Si ia dilni të gjeni kohë por dhe rrugën që të bashkëpunoni me organizatat e tjera?
Prej vitesh komuniteti im shqiptar, gjithnjë e më shumë prezent në jetën sociale-politike-kulturore në çdo shtet tjetër, është “frymarrje shqip” për mua.
Kur je modeste e hapur për bashkëpunime, kërkuese dhe vlerësuese për çdo natyrë aktiviteti cilësor shqip, janë “krahë të hapur” në mënyrë reciproke me dashuri, vlerësim e bashkëpunim.
Nuk do ndihesha mirë të isha e panjohur e pa kontribut për këtë. Ndryshe është dhe ndjehet simpatia e vlerësimi për çfarë bëj, kur të njohin nga afër.
E sigurisht që shoqërohet me kontakte  të reja, takime e momente miqësie të këndshme shpesh herë.
Në gjithë Zvicrën kam kudo miq e veprimtarë, të njohur që kur kam ardhur, por dhe më të rinj, që me dëshirën e mirë të bëjmë aktivitete të bukura, e gjejmë menjëherë gjuhën e bashkëpunimit, pa interesa individuale, me energji të ndërsjellta e sytë që ndrisin kur  çdo event del bukur i realizuar.
Shumë aktivitete e publikime keni edhe me arbëreshët?
Falë mikut e gazetarit të mirënjohur në gjithë diasporën shqiptare dhe jo vetëm, Rexhep Rifati, filluan kontaktet e para.
Ai ndër të parët na e solli përmes shkrimeve, fotove artistike, Arbërinë “më afër” këtu në Zvicër. Tepër e ndjeshme ndaj çdo gjëje që kishte lidhje me arbëreshët, që në kohën e “Shqipërisë me kufij të mbyllur” natyrshëm e me shumë dashuri fillova ide-projektesh me ndërthurje të artistëve arbëreshë-shqiptarë, përmes muzikës antike e lirike shqipëtare në këto bashkëpunime.
Emocioni ishte dhe është gjithnjë i fortë, jo vetëm për ne që prezantohemi, por kur sheh dhe si vijnë nga çdo qytet bashkatdhetarë e nga një aktivitet, atmosfera, si në Zvicër, Kalabri e Francë, ku u prezantua ky projekt i imi me të gjithë artistët arbëreshë-shqipëtarë, kthehet në një festivitet të pazakontë të përbashkët.  Projekte të tjera do vijojnë me të njëjtën dëshirë e entuziazëm.
Në shtete të tjera Europiane, si e ndjeni pjesmarrjen e prezantimet tuaja?
Ndjehem e vlerësuar që marr ftesa bashkëpunimi, nga shoqata, struktuara, institucione me emër dhe projekte me kauza , “Dialogë kulturash” Samite kombëtare e Kongrese e simpoziume profesionale artistike. Pasurohet emocioni i të bërit art,me duartrokitje të reja publiku, bashkëpunime,miqësi e udhëtime-kujtime mbresëlënëse.
Na tregoni pak për Ermirën si bashkëshorten e një politikani të njohur prej vitesh e tashmë dhe President i Republikës e Kantonit të Gjenevës, z.Francois Lefort?
Bashkëshorti im, plus profesionit të tij, gjithnjë ka pasur angazhim e veprimtari konkrete Francois me politikën. Diskutojmë gjithnjë përpara çdo faze të re angazhimi dhe të mbajmë  eikulibrin midis familjes -angazhimeve profesionale tonat (si dhe ato politike të bashkëshortit tim)- pasioneve e angazhimeve qytetare. Eikulibri i prioriteteve për secilin nga ne, ka ndryshuar relativisht, sipas një faze të caktuar, por familja e fëmijët kanë gjithnjë prioritetin e pandryshuar.
Disa “kolona” tek vetja, ku mbështeteni në përditshmërinë , si artiste, bashkëshorte, nënë ?
Në më të mirën e mundshme, mundohem të mos cënohet dashuria për jetën, familjen, relatat miqësore, dashuria për energjinë e të qenurit aktive, krijuese e sigurisht, pozitiviteti për të gjitha këto, që mendoj se i takon, në çdo aspekt, të mos e humbi “vendin e parë”. Interviste per StartNews

Foto:Rexhep Rifati

Foto:Rexhep Rifati

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular