BallinaUncategorizedDenoncimi/Ina Zhupa: Veliaj shpenzoi 1 miliard lekë, hoqi 6 mijë m2 gjelbërim...

Denoncimi/Ina Zhupa: Veliaj shpenzoi 1 miliard lekë, hoqi 6 mijë m2 gjelbërim parkut “Rinia”

Partia Demokratike ka denoncuar shpërdorimin e 1 miliard lekëve nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, në projektin e Parkut Rinia.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësja e selisë blu, Zhupa shkruan se me projektin e fundit të kryebashkiakut, Parkut Rinia i është hequr një sipërfaqe e gjelbër prej 6 mijë metrash katrorë.

Statusi i Ina Zhupes

PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek per te prishur gjelberimin e nje parku per femije edhe te rritur, nje mjedis relaksues, lojrash ne natyre edhe i gjelber per ta bere ate gjoja si kend lojrash ne kundershtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik te Tiranes!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapesire te rendesishme ambientale ekologjike.

Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!

Betonizimi eshte e vetmja metode pune qe njeh Veliaj ne krye te Bashkise Tirane!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular