Një 20- vjeçar u gjet paraditen e sotme në Durrës i pajetë. Dyshohet se trupi i pajetë i përket një emigranti sirian. Po ashtu në trupin e tij ka njolla gjaku çfarë shton dyshimet se mund të jetë vrasje.
20- vjeçari është gjetur i vdekur pranë ish- hotel Vollgës. Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta se pse i riu ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.