BallinaKronikeGjendet i vdekur një emigrant sirian tek ish- hotel Vollga në Durrës,...

Gjendet i vdekur një emigrant sirian tek ish- hotel Vollga në Durrës, ka njolla gjaku në trup

Një 20- vjeçar u gjet paraditen e sotme në Durrës i pajetë. Dyshohet se trupi i pajetë i përket një emigranti sirian. Po ashtu në trupin e tij ka njolla gjaku çfarë shton dyshimet se mund të jetë vrasje.

20- vjeçari është gjetur i vdekur pranë ish- hotel Vollgës. Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta se pse i riu ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular