Policia e Tiranës arrestoi sot një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është, Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transporti Rrugor Arben Isaraj. Ai dha dorëheqjen vitin e kaluar pasi vëllai i tij u arrestua për trafik droge. Ky i fundit theu masën e sigurisë të caktuar nga gjykata me “arrest shtëpie”, ndërsa qëlloi me armë në ajër nga një makinë, me të cilën po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë. Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe disa fishekë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe më pas blutë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen e vëllait të ish- drejtorit të Transportit Rrugor.