BallinaAktualitetVIDEO/Ja si policia me urdhër pengon gazetarët të raportojnë

VIDEO/Ja si policia me urdhër pengon gazetarët të raportojnë

Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara. Siç e shihni edhe në video, dy prej efektivëve kanë për detyrë të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave. Në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ për News24 është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular