Njësia 9 në Tiranë është një nga zonat e qendrës së Tiranës, por edhe këtu mungesa e mbështetjes nga qeveria gjatë pandemisë ka shkaktuar vështirësi shumë të mëdha. Të gjthë pronarët e bizneseve të vogla, me të cilët u takua kryetari Basha pohuan rënien drastike të konsumit. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali.
“Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.
Kryetari i Parrtisë Demokratike theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset. “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha zoti Basha.
Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe I ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatira e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qeranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- tha zoti Basha.
Në kushtet aktuale, pa asnjë ndihmë ose me një ndihmë të pamjaftueshme nga qeveria, parashikimi që bëjnë vetë bizneset nuk është aspak i mirë. “Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë.” – tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha kryetarit Basha një tregtar materialesh ndërtimi, ndërsa një tjetër vuri në dukje edhe pengesat e reja në rrugë nga bashkia, që pengojnë klientët në dyqane.
“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.