Policia beson se ish-e dashura e Christian Bruecker, mund të japë të dhëna jetike për zhdukjen e Madeleine McCann. Nakscije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, njeriut që besohet gjerësisht se është përgjegjës për zhdukjen e katër-vjeçares në Portugali në vitin 2007.
Autoritetet gjermane kanë lëshuar një njoftim të kuq në listën e Interpolit për kapjen e menjëhershme të Nakscije Miftarit, për të cilën ata besojnë se mund të mbajë informacione thelbësore për rastin e Madeleine McCann.
Detektivët në Britani dhe Gjermani duan ta pyesin atë për atë që di për të kaluarën e Brueckner, veçanërisht kohën e tij në Portugali.
Brueckner joshi vajzën shqiptare pasi u transferua në një shtëpi në një pjesë të lagjes së Braunschweig, një qytet industrial në Gjermaninë veriore.
Ai më vonë e çoi vajzën me nënshtetësi gjermane dhe origjinë shqiptare në Portugali në 2014, por ajo u deportua përsëri në Gjermani më pak se një vit më vonë pas akuzave për kriminalitet.
Megjithatë, çifti u nda dhe Nakscija raportoi Brueckner në polici për dhunë.
“Nakscija raportoi Brueckner në polici“, tha një mik i familjes për MailOnline.
“Ajo ishte vetëm adoleshente kur u bashkuan, 17 vjeç, mendoj. Ai ishte shumë më i vjetër. Ata jetuan në një banesë së bashku këtu në Braunschweig”.
“Ajo është një vajzë shumë e bukur. U tmerrua prej tij. Ai është tërësisht i çmendur. Brueckner e çoi në Portugali pranverën e vitit 2014. Por ajo u deportua nga Portugalia në 2015. Brueckner gjithashtu u kthye në Gjermani disa muaj më vonë. Ata vazhduan të jetojnë së bashku, por ata vazhduan të grindeshin. Më në fund u ndanë kur ai u përpoq ta vriste. Ai e rrahu atë duke e nxirë”.
“Brueckner u zhduk dhe Nakscijes iu dha këshillim. Pasi ai u largua nga Braunschweig, u përpoq të mbante kontakte duke e telefonuar dhe duke i thënë se e donte dhe se i mungonte. Ai gjithmonë pinte dhe po merrte drogë”.
Miku i familjes zbuloi se Nakscije filloi të qetësohej pasi Brueckner u u akuzua si i dyshuari kryesor në çështjen e Madeleine McCann në TV gjerman javën e kaluar.