BallinaAktualitetTransportit urban dhe atij ndërqytetas, Rama: Nga data 1 janar 2021 do...

Transportit urban dhe atij ndërqytetas, Rama: Nga data 1 janar 2021 do të…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e hënë, 15 qershor do të nisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore.

Përmes një shënimi në facebook, Rama shprehet se rritja e çmimit të biletës është kategorikisht e ndaluar, ndërsa brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë

Gjithashtu Rama thotë se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës dhe zero taksa e tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Reagimi i plote: 

TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE😊

QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020

BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular