Si rrallëherë kantautori i njohur, Flor Mumajesi ka ndarë me ndjekësit një ‘Instastory’, i cili me siguri ka ngjallur mjaft kureshtje.
“Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu, si? Pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunet falas?”, ka shkruar Flori në postimin e fundit në llogarinë e tij.
Mumajesi nuk ka saktësuar asnjë detaj tjetër, edhe pse ka zgjedhur të ironizojë hapur në këtë postim.
Kujtojmë se Flori ndan rrallëherë postime, ndaj dhe ky i fundit ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve.
Me siguri në ditët në vijim, këngëtari do të sqarojë diçka më shumë me anë të postimeve të tjera në ‘Instagram-in’ e tij.