BallinaKronikeDhjetëra forca policie zbarkojnë në Velipojë dhe Karaburun, në aksion dhe IKMT....

Dhjetëra forca policie zbarkojnë në Velipojë dhe Karaburun, në aksion dhe IKMT. Ja ç’po ndodh

Ka nisur qe prej oreve te para te mengjesit nje aksion masiv ne Velipoje dhe ne karaburun per pastrimin e vijes bregdetare nga ndertimet pa leje.

Policia e Shtetit ben me dije se “IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë”.

Sipas ministrise se Brendshme, në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

“Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”- njofton MB.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular