BallinaAktualitetEMRAT/Nga Zvicra vunë 2.1 mln euro pasuri në Tiranë, iu sekuestrohen dhe...

EMRAT/Nga Zvicra vunë 2.1 mln euro pasuri në Tiranë, iu sekuestrohen dhe ngrihen akuzat për..

Jetonin në Zvicër ku dhe janë nën hetim për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash” ndërsa në Shqipëri kishin ngritur pasuri me vlerë 2.1 milionë euro.

50 vjeçari nga Kosova dhe 47 vjeçari nga Polonia por të dy banues në Olten të Zvicrës rezultojnë pronarë të 3 apartamenteve dhe një njësie tregtare në një nga rrugët kryesore të Tiranës, si dhe 5.500 metra2  tokë në Radhimë të Vlorës e 6 makinave të prodhimeve të fundit.

Jo vetëm kaq ata kishin asete në një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe llogari bankare në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;

Operacioni policor u kodua “Asetet”.

Shtetasit nga Zvicra- Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve:

-Hasan Lushi, 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;

-Ryszard Artur Szylak  47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;

Hasan Lushi “është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme.”

Shtetasi Ryszard Artur Szylak “është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash” informoi sot policia e Shtetit.

Hetimi- Në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit  “Asetet”, u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro

Pasurite e sekuestruara

• 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;

• Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;

• Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;

• 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit;

Policia informon se vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular