BallinaAktualitet'Jo, nuk e kam thënë!'/ Berisha: Dëgjojeni njeriun që në çdo fjalë,...

‘Jo, nuk e kam thënë!’/ Berisha: Dëgjojeni njeriun që në çdo fjalë, një gënjeshtër nxjerr!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot qytetarët shqiptarë të dëgjojnë me vëmendje një video, ku shfaqet “njeriu që në çdo fjalë, një gënjeshtër nxjerr”!

Fjala është për Kryeministrin Edi Rama në deklaratën e tij të datës 13 prill 2020, ku thotë ndër të tjera: “…po në të gjitha rastet, ne jemi gati dhe do të jemi gati për Paketën e Tretë, midis datave 20-25 maj…”

Përkundër kësaj deklarate, në video dëgjohet një tjetër nga Rama, e datës 4 qershor, në të cilën ai kundërshton me forcë gazetarin Blendi Fevziu: “Jo! Jo! Jo! Nuk e kam thënë! Jo!”

Pikërisht këtë ballafaqim ka ftuar Berisha të shihet duke e nënvizuar me fjalët: Dëgjojeni njeriun që në çdo fjalë, një gënjeshtër nxjerr!”

Ndërkohë që bëhet ky denoncim, mijëra punonjës e biznese në të gjithë vendin ende nuk e kanë marrë pagën e premtuar nga dy paketat e para të mbështetjes financiare të qeverisë Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular