Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi mjeti me të cilin ishte duke udhëtuar ka dalë nga rruga në segmentin Mjull Bathore për tek Tegu.
Referuar informacionit paraprak të policisë i plagosuri është E.K., 19 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 22:05, rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes