Policia e Vlorës thotë se po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të dhunimit dhe kërcënimit të avokatit Kujtim Cakrani.
Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetë avokati tha për mediat paraditen e sotme se ai i njeh autorët, madje ka edhe foto të tyre të fiksuar nga kamerat që ai ka në ambienetet e zyrës.
Sipas avokatit, atij i kanë kërkuar të heq dorë nga një çështje rrëmbimi.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2020/06/22/i-njoh-autoret-kam-foto-kercenimi-dhe-dhunimi-i-avokatit-ja-cfare-thote-policia-e-vlores/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2020/06/22/i-njoh-autoret-kam-foto-kercenimi-dhe-dhunimi-i-avokatit-ja-cfare-thote-policia-e-vlores/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 75465 additional Information on that Topic: startnews.news/2020/06/22/i-njoh-autoret-kam-foto-kercenimi-dhe-dhunimi-i-avokatit-ja-cfare-thote-policia-e-vlores/ […]
Comments are closed.