BallinaAktualitet“Paratë për fasada qendrash, nuk i japin bukë askujt”, Tabaku në Zall...

“Paratë për fasada qendrash, nuk i japin bukë askujt”, Tabaku në Zall Bastar: Përflitet për të futur teknologjinë në bujqësi, por fshatrat tonë punojnë me…

spot_img

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte sot bashkë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Zall Bastar ku u takuan edhe me disa banorë.

Tabaku shkruan se në këtë fshat janë 5000 banorë që jetojnë me bujqësinë dhe janë lënë pa rrugë që i lidh me kryeqytetin, ndërsa theksoi se sot që jemi në shekullin e 21 dhe ku përflitet mundësi për të futur teknologjinë në bujqësi, ndërsa fshatrat tonë punojnë me zejtorë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar.

Në përfundim të reagimit të saj, Tabaku thekson se “paratë për fasada qendrash që lyejnë tre faqe me pamje nga qendra dhe lënë në rrënim një fshat të tërë nuk i jep bukë askujt. Kjo është Shqipëria reale shumë larg Shqiperisë së propagandës!”

Reagimi i plotë:

Sot në Zall Bastar, një nga fshatrat e mrekullueshëm që rrethojnë Tiranën. Një fshat i bekuar nga Zoti me begati dhe bukuri, me njerëz punëtorë që përpiqen të nderojnë tokën dhe mbajnë frymën e tyre gjallë por të harruar nga pushteti. Janë 5000 banorë të Zall Bastarit që jetojnë me bujqësinë dhe janë lënë pa rrugë që i lidh me kryeqytetin ndonëse janë më pak se 10 km në vijë ajrore nga qendra e tij.

Pa rrugë, pa asnjë subvencion, me kosto të larta në karburant dhe mjete pune. Me mungesë të plotë të sistemeve të vaditjes dhe kullimit, pa asnjë logjistikë për të dërguar produktin në treg familjet nuk dinë si të mbijetojnë.
Gjetëm njerëz të ndershëm dhe punëtorë që nuk presin asgjë nga shteti vetëm se mundësinë për të punuar tokën e tyre. Nuk duan as koncesione, as ndonjë foto me zyrtarë por vetëm mundësinë për lidhje me tregun, mundësinë për subvencione për atë pjesë të taksave që paguajnë.

Na u deshën mbi 40 minuta për të mbërritur në këtë fshat i cili nuk ka vëmendjen e qeverisë dhe për të parë që problemet e bujqësisë janë kudo njëlloj. PD është e angazhuar për të mundësuar mbështetje buxhetore prej 150 mln euro për bujqësinë dhe një mbështetje e tillë duhet të shkojë drejtë për drejtë tek fermeri, tek i zoti që punon tokën dhe jo grosisti.

Jemi në shekullin e 21 ku përflitet mundësi për të futur teknologjinë në bujqësi ndërsa fshatrat tonë punojnë më zejtorë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Infrastruktura mungon në shumicën dërrmuese të fshatrave, prodhimi vendas është jetim. Prandaj paratë për fasada qendrash që lyejnë tre faqe me pamje nga qendra dhe lënë në rrënim një fshat të tërë nuk i jep bukë askujt. Kjo është Shqipëria reale shumë larg Shqiperisë së propagandës!

tabakutabaku basha 12tabaku 123tabaku 23

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular