Së fundmi thirrjet e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me respektimin e masave të higjienës për mospërhapjen e COVID-19 janë shtuar, madje kërkojnë edhe mbajtjen e dorezave dhe maskave në ambientet me shumë njerëz.
Por reagimi më i fundit vjen nga mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri. Nëpërmjet një shënimi në facebook, Beqiri i bën thirrje ministres Ogerta Manastirliu që të ndalojë mbajtjen e dorezave në ambientet si bare, shërbime publike, banka, etj.
Mjeku i njohur thekson se dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit COVID-19 dhe te shume infeksioneve te tjera.
Reagimi i plotë:
Ne shume bare, sherbime publike, banka, etj shoh personelin te mbajne doreza.
I bej thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce qe sa me shpejt te urdherojne mosperdorimin e tyre ne keto sherbime.
Dorezat behen vetem perhapese te infeksionit Covid dhe te shume infeksioneve te tjera.