BallinaSocialeEmërohet pas dorëheqjes së Lorena Haxhiut, kush është zv.ministrja e re e...

Emërohet pas dorëheqjes së Lorena Haxhiut, kush është zv.ministrja e re e Arsimit

spot_img
spot_img

Emërohet zv. ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes së Lorena Haxhiu.

Kështu, kryeministri Edi Rama ka emëruar sot në këtë detyrë Aspasjana Kongon.

Më parë ky post mbahej nga Lorena Haxhiu, e cila dha dorëheqjen një muaj më parë, pasi familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shkak për këtë gjë u bë përfshirja e babait të saj, Eduart Haxhiu në grupin kriminal që merrej me falsifikimin e vizave për klandestinët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Haxhiu u emërua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave, duke zënë vendin e lënë bosh nga Besa Shahini, e cila kaloi në postin e ministres së Arsimit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular