Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” foton e të resë.
Sipas uniformave blu, “Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M., (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.
Ngjarja e rende ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit. Bezat raporton për “BalkanWeb” se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. Siç thekson gazetarja Bezat, 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.
Po ashtu mësohet se Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.