Një grindje banale mes shokësh ka çuar në përdorimin e armës midis një grupi të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan.
Dy të rinj, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur kanë qenë duke ruajtur bagëtinë kur janë përfshirë në sherr.
Ngjarja ka ndodhur në pronën e njërit prej tyre.
Njëri prej tyre ka goditur me armë çifte tjetrin në këmbë.
Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Delvinë, Informacion paraprak
Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.
Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.