Ndërron jetë në QSUT një 82-vjeçar nga Kruja.
Viktima me inicialet B.D ishte prej ditesh i intubuar dhe pasditen e sotme ka ndërruar jetë.
82-vjeçari, përveç se i prekur me Covid-19, vuante dhe nga sëmundje të tjera
Ky është rasti i një infektimi komunitar, pra nuk dihet nga mund të jetë infektuar.
Aktualisht në Krujë janë mbi 110 persona aktivë të prekur me Covid-19.
Me vdekjen e 82-vjeçarit shkon në 80 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend. dhe rasti i parë fatal në Krujë.
Sa i përket infektimeve, që javët e fundit njohin vetëm rritjen, Shqipëria ka 1183 raste aktive ku dominojnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.