Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandar Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk e ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Ndërsa po kalonte pranë protestuesve para dyerve të Kuvendit të Serbisë, një grup protestuesish e kanë goditur me shpulla në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”.
Vuk Jeremić thrown out of the protests last night, obviously for not being enough of a nationalist for some of the protesters: “Go away! You betrayed Kosovo!”
Some people in Montenegro are saying “What goes around comes around” pic.twitter.com/l3pCKSiH3P— Ljubomir Filipović (@ljubofil) July 8, 2020
Si rezultat i numrit të madh të protestuesve që tentuan të futen në Kuvendin e Serbisë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, duke përdorur edhe dhunën.
Paraqitja e Jeremicit në protestë vetëm sa irritoi me shumë demonstruesit të cilët brohorisnin “Largohu, tradhtar. E tradhtove Kosovën”.
Kur ai po largohej i shoqëruar nga disa persona, protestuesit e zemëruar filluan ta godasin me shuplaka në qafë, duke ia bërë me dije se nuk i gëzohen prezencës së tij.