BallinaShendetE keni ne shtepi/Ja ilaçi magjik për lëkurë të pastër, katër mënyra...

E keni ne shtepi/Ja ilaçi magjik për lëkurë të pastër, katër mënyra si ta përdorni

spot_img
spot_img

Aspirinat me siguri janë të njohura për ju duke qenë se janë ndër barnat e para që zgjidhin problemet shëndetësore.

Gjithsesi përtej kësaj, çfarë do t’ju bëj vërtetë t’i përdorni ato është bota e bukurisë.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për maskat me aspirinë dhe të gjitha vlerat që ato i dhurojnë lëkurës, jeni në artikullin e duhur.

Kokrrat e vogla të tyre përmbajnë në sasi të mëdha një acid që quhet acetylsalicylic që vjen nga trungu i shelgut dhe ka veti antinflamatore.

Ky acid pastron aknet dhe largon papastërtitë nga fytyra duke e lënë atë të mbrojtur dhe të shëndetëshme.

Para se të filloni me përgatitjen e maskavae kini parasysh të bëni një test alergjie më parë mbi lëkurë duke vendosur pak aspirinë të shkrirë.
Gjithashtu nëse jeni alergjik ndaj ilacot nuk rekomandohet t’i përdorni këto trajtime.

Për më tepër rreth tyre lexoni artikullin mëposhtë.

Mënyra e parë
Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi ju këshillojmë që të zgjidhni aspirina të thjeshta që nuk përmbajnë përbërës të tjerë përveç formulës së tyre të zakonshme.

Do ju duhen 10 kokrra aspirine të vogla dhe 75 ml ujë ambienti.

Hidhini aspirinat në ujë dhe shtypini me kujdes derisa të formohet një pastë e bardhë.

Atë më pas vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe mbajeni për 20 minuta.

Këtë maskë rekomandohet ta aplikoni një herë në javë dhe shpejt do të shikoni fytyrë të pastër e të butë.

Mënyra e dytë
Kjo maskë është perfekte për fytyrat e yndyrshme dhe me akne pasi ka veti pastruese dhe qetësuese.

Do t’ju duhen 1 lugë kafe vaj ulliri, 8 kokrra aspirinë dhe 60 ml ujë.

Përziejini të gjithë përbërësit në një enë derisa të formoni një pastë siç shpjeguam dhe mësipër dhe vendoseni masën mbi fytyrë.

Lëreni të pushojë për 15 minuta dhe më pas mund ta shpëlani me ujë të bollshëm.

Mënyra e tretë
Për të larguar njollat nga dielli dhe dëmtime të tjera ju sugjerojmë këtë mënyrë shumë efikase.

Këtu do t’ju duhet maska e parë që përgatitëm, pra 10 kokrra aspirine dhe 75 ml ujë derisa të formohet shkuma e bardhë.
Më pas shtoni pas 1 lugë çaji vaj ulliri dhe lëng limoni tek përzierja.

Vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe lëreni për 10 minuta të pushojë më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Mënyra e katërt
Trajtimi i fundit është efikas jo vetëm për aknet, por edhe për trajtimin e ekzemës ndaj lexojeni me kujdes.

Për ta përgatitur do ju duhen 10 kokrra aspirine, 1 kapsulë vitaminë E, mjaltë 60 gr dhe 30 gr xhel aloe vera.

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit duke shtypur aspirinën derisa të formohet një masë homogjene.

Më pas vendoseni mbi fytyrë dhe mbajeni për 25 minuta.

Në fund shpëlajeni më ujë të vakët.

Këto maska rekomandohet t’i përdorni një herë në javë pasi keni dalë nga dushi për të pastruar poret në thellësi./AgroWeb.org

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular