BallinaAktualitetNjoftim i TIA/Forcohen masat në terminalin e Rinasit, ja çfarë duhet të...

Njoftim i TIA/Forcohen masat në terminalin e Rinasit, ja çfarë duhet të dinë pasagjerët

Aeroporti i Tiranës ka dalë në një komunikatë për shtyp lidhur me masat që pasagjerët duhet të respektojnë në momentin që do të jenë në terminal.

Në vëmendje të pasagjerëve dhe familjarëve që i shoqërojnë në aeroport?

Ju lutem ndiqni rregullat e distancimit fizik në hyrje të terminalit.?

Mbani maskë në mënyrë të vazhdueshme. ?

Brenda ndërtesës së terminalit, siç e dini lejohen vetëm personat që kanë në dorë biletën e udhëtimit dhe askush tjetër.  ?

Të gjithë pasagjerët (në vajtje dhe ardhje) kalojnë në tunelin e dezinfektimit dhe temperatura u matet automatikisht nëpërmjet pajisjeve që janë vendosur në aeroport.?

Këshillojmë udhëtarët që të kufizojnë në maksimum numrin e shoqëruesve apo familjarëve që vijnë me ta. Të kufizojmë sa më tepër grumbullimet pranë portës së dezinfektimit ne hyrje të aeroportit. ?

Puthjet e përqafimet  të kalojnë në dimension shpirtëror Sa më pak, aq më mirë për të mbrojtur njëri-tjetrin. ?

Ju bëjmë me dije se të gjithë avionët dezinfektohen përpara dhe pas çdo fluturimi. Të gjitha bagazhet e pasagjerëve dezinfektohen po ashtu. ?

Për pasagjerët në mbërritje, pranë pistës, janë ngritur disa tenda të mëdha që ju mbrojnë nga dielli, ndërkohë që prisni të kaloni në tunelin e dezinfektimit.?

Nëse keni shqetësim shëndetësor, ju lutem kontaktoni: Urgjenca Mjekësore 127. ?

Mbetemi, si çdo ditë, në shërbimin tuaj për çdo pyetje që keni lidhur me udhëtimin tuaj, duke u përgjigjur në rrjetet sociale dhe gjithashtu në Call Center:  +355 4 2381 800 or ërite at our address [email protected]?

Më poshtë linku i videos me udhëzimet “Si të udhëtojmë në kohë pandemie”?

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular