BallinaAktualitetShpërthen ironia dhe protestat: Virusi transmetohet përmes muzikës

Shpërthen ironia dhe protestat: Virusi transmetohet përmes muzikës

spot_img
spot_img

Vendimi i qeverisë për të ndaluar punën e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00 ka shkaktuar zemërim dhe ironi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Industria e Lokaleve dhe e Jetës së Natës ka deklaruar se do të protestojnë ditën e martë kundër këtij vendimi.

I habitshëm duket vendimi për të ndaluar muzikën në çdo mjedis shërbimi pas orës 20:00 në periudhën kur sezoni turistik është në kulm.

“Vetëm një idiot dhe ca idiotër të tjerë mbas tij mund të ndalojnë muzikën të luhet në çdo orar të ditës apo të natës. Artet, dhe sidomos muzika, janë ilaçi më i mirë në kohë stresi kolektiv. Muzika nuk infekton, përkundrazi, shëron. Ndalojeni sa më shpejt këtë marrëzi,” shkruan aktori Julian Deda.

Kurse aktori Florjan Binaj ironizon: “Sipas një studimi të universitetit të Surrelingon në Tirinois të Maçaçuçets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës, sidomos pas orës 20:00.

Ky universitet gjeti një këngë, një notë DO dhe një SOL pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë MI-së, LA-së dhe RE-së, ndërsa FA dhe SI kanë dalë negative në test”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular