Pasi i shkrumbuan makinen, e cila ishte ne parkim, flet pronari i automjetit. Ai eshte nga Maqedonia dhe thote se ka ardhur per pushime vetem kater dite me pare ne bregun e Vlores.
“Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. Nuk kam dyshime per autoret, pasi nuk kam asnje zenka, as sherre me askend. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime”- ka thene ai, duke shtuar se makina eshte djegur pasi e kane sperkatur me pare me lende djegese.
Ai thote se policia po heton per ngjarjen, nderkohe qe sipas tij, kamerat kane filmuar cfare ka ndodhur.