Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Gjin Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes pranë këtij institucioni. Në kërkesën e tij të largimit Gjoni ka shkruar se “drejtësia është në kolaps”.
Gjithashtu, gjyqtari ka theksuar në letër se “Vettingu, jo i barabartë për të gjithë. E kalon Vettingun nëse i shërben politikës. Trupa e Vettingut ka lidhje me politikën”.