Vijon te jete serioze situata ne spitalet Covid1 dhe Covid2, ku aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se 19 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.
Ne 24 orët e fundit janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.
Ministria tha se janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.