Një person me precedentë të rrezikshëm kriminalë është shoqëruar këtë të hënë në ambientet e Policisë në qytetin e Peqinit.
Operacioni për arrestimin e tij është zhvilluar nga RENEA. I shoqëruari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet.
Ai dyshohet se është pjesemarrës ne ekzekutimin e disa ditëve më parë të Emiljano Ramazanit në Elbasan..
Drejt Elbasanit ku po mbahet i ndaluar personi në fjalë, është nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu