Një ditë pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e huaj në vendin tonë zbarkojnë sot në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.
Takimi do të nisë në orën 10:15, ku të pranishëm do të jenë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i BRitanisë së Madhe, Duncan Norman.
Takimi i ambasadorëve me krerët e politikës shqiptare vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare, e cila ka kërkuar hapje 100% të listave pa prekur koalicionet parazgjedhore.