BallinaAktualitetEMRAT/Vjedhja e votave, SPAK arreston vetëm komisionerë lokalë, lejuan të votohej në...

EMRAT/Vjedhja e votave, SPAK arreston vetëm komisionerë lokalë, lejuan të votohej në emër të….

spot_img
spot_img

Eshte bërë publike dosja e SPAK për urdhër arrestet në kuadër të dosjes 339, ku përfshihen dhe krime elektorale. Po ashtu mes personave që janë vënë në pranga ka dhe të akuzuar për drogë, dhe për laboratorin e heroinës në Has.

Lidhur me operacionin e laboratorit të heroinës në Has është arrestuar shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili), për të cilin është dhënë masa e arrestit me burg.

Sa i takon krímeve elektorale, që i takojnë zgjedhjeve elektorale të 2017-tës janë vënë në pranga komisionerët zgjedhorë të qendrës së votimit 15-08, në Shetel, shtetasit Shpëtim dhe Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 votuesve të tjerë, duke shfrytëzuar faktin se ata ndodheshin jashtë shtetit.

Po ashtu janë dhënë urdhër arrestet për komisionerët në qendrën e votimi 1335-0, qendra e votimit Rubjek Kopshti, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Urucci, Zyhra Lala, Qemal Domi, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar për 7 personatë tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.

Komisionetët zgjedhorë të qendrës 13 36, adresa Rubjek, shkolla 9-vjeccare, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 23 votuesve që ndodheshin jashtë vendit.

Po ashtu është dhënë Armelind Zeza është personi që ka votuar në emër të personave të tjerë. Për 11 persona është dhënë masa e árrestit me burg, 8 árrest shtëpie, dhe 3 me detyrim paraqitje.

DOKUMENTI I PLOTË

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular