Drejtoresha e Inspektoratit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bën me dije se është lejuar hapja e pishinave vetëm në ambiente të hapura.
Në vendimin e firmosur nga Fico thuhet se “Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura, duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi.”
Ndërkohë, ndalohet hapja e pishinave në ambiente të mbyllura deri në një urdhër të dytë.