Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.
Prof. Artan Hoxha është zyrtarisht rektori i Universitetit të Tiranës. Pas karrierës së tij si dekan te Fakulteti Juridik tashmë ai do të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm në Shqipëri.
Arben Gjata është konfirmuar tek Universiteti i Mjekësisë kurse rektori i Universitetit Bujqësor do të jetë Fatbardh Sallaku. Ndërkohë tek Universiteti Politeknik rektor do të jetë Andrea Maliqari. Ndërkohë për universitetet e tjera emrat e rektorëve vijojnë si më poshtë.
LISTA E FITUESVE PËR REKTOR
Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës
Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit
Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë
Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë
Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës
Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër
Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër
Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë
Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve
Agron Kasa- Universiteti i Sporteve
Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë
Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit