Pesë shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një aksioni nga policia greke e antidrogës në Selanik. Në pranga ra një shqiptar 40-vjeçar, drejtuesi i grupit dhe katër bashkëkombas të tij, kundër të cilëve herë pas here ishte ngritur një çështje penale dhe shkelje e ligjeve për substancat narkotike.
Aksioni nisi sot kur u ushtrua kontroll brenda një veture në parkingun e një kompanie transporti. Makina e drejtuar nga 38 vjeçari është sekuestruar.
Tre pako kokainë me një peshë totale prej 733 gramë të cilat ishin fshehur me kujdes brenda shpinës dhe brenda një materiali izolues të një stufe elektrike, janë sekuestruar gjithashtu.
Në kërkimet që pasuan në shtëpitë ku personat e arrestuar jetonin dhe ishin në pronësi të tyre, u gjetën dhe u konfiskuan:10 telefona celularë, shuma prej 2350 euro, si origjinë nga trafikimi i drogës dhe 2 fletore me shënime të shkruara me dorë.