Dy simptoma të reja i janë shtuar listës që duhet t’i frikësohemi një infektimi të mundshëm nga Covid-19
Prestigjozja angleze “The Guardian” ka zbuluar se disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit, dhe rënia e flokëve.
“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19“, tha Dr Tanya Bleiker, Nënkryetari rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.
Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.
“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore.