Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një kodër në ‘Kepin e Limonit’, në Sarandë, përballë me portin e mallrave.
Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit zjarrit, ndërsa flakët kanë filluar në një zonë me shkurre në kepin e Limionit. Si pasojë e flakëve rrezikohen disa banesa dhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion.
Pak më herët është urdhëruar largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët janë njoftuar të jetë në gatishmëri.
Në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse, por ndërhyrja për shuarjen e tij është e vështirë si pasojë e terrenit dhe errësirës.