BallinaKryesoreNënat me Covid mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, ISHP:...

Nënat me Covid mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, ISHP: Ja çfarë duhet të dinë

spot_img
spot_img

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat, që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.

ISHP thekson se studimet e deritanishme nuk e kanë konfirmuar se koronavirusi mund të transmetohet te fëmija përmes qumështit të gjirit.

Mesazhi i ISHP:

1-7 Gusht 2020

Java Botërore e Ushqyerjes me gji

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.

Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji

UNICEF Albania

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular