Vendi ka regjistruar sot një rekord rastesh të reja me koronavirus, 139, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.
Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Që nga fillimi i epidemisë, vendi ka regjistruar 5889 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 2589.
Ndërkohë, fatkeqësisht, 182 persona nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.
Në 24 orët e fundit u shëruan 69 persona, duke e çuar numrin në total në 3123.