“Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua. Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë…”.
Këto janë veprimet që bëri Sajmir Shera, një nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen me paramendim të taksistit 71-vjecar, pasditen e 3 gushtit, pasi kreu krimin e rëndë. Më pas, 32-vjecari mendoi sesi të zhdukë gjurmët, me qëllim që të mos kapej nga policia. Ai ka dhënë një version të cuditshëm për atë se ku ka fshehu armën e krimit.
“Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin”.
Policia thotë se pavarësisht kërkimeve deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit, edhe pse ka dyshime të forta se i dyshuari mund të ketë gënjyer për të zhdukur provat, pasi në vendngjarje nuk u gjetën as gëzhoja.
Ndërkohë, automjetin tip Golf, që mori me qira dhe e përdori ne krim, pas vrasjes e dërgoi në një servis për ti bërë riparime përpara se ta dorëzonte.
“Sajmiri e solli automjetin në servis për ti lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi i vetëm në servis”, ka shpjeguar pronari para hetuesve.
Në gjurmët e Sajimir dhe Arsil Shera, si autorë të dyshuar të vrasjes së Budllës, u ra nga telefoni I viktimës, pasi u zbuluan kontakti me nënën e dy vëllezerve me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore më shumë se 6-vjeçare.