BallinaAktualitetDuma nxjerr videon: Qeveria po falsifikon të dhënat dhe po manipulon shifrat

Duma nxjerr videon: Qeveria po falsifikon të dhënat dhe po manipulon shifrat

Grida Duma ka publikuar një video ku sipas saj duket se si qeveria është duke mashtruar në lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Në një postim në facebook, Duma shkruan se qeveria është duke përdorur falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë, si dhe po manipulon shifrat.

Më tej ish-deputetja i ka bërë thirrje qytetarëve që të kënë kujdes vetjak, sepse “shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota”.

Reagimi i plotë: 

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë  deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular